A do dënohet Tahiri? Gjykata shprehet në 16:00, ish-ministri del i qeshur nga procesi

Mos i humb

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata do të japë vendimin final për Tahirin sot në orën 16:00, ndërsa ish-ministri ka dalë i qeshur nga seanca gjyqësore, e nisur rreth orës 10:00.

Kujtojmë që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite për ish-ministrin, i cili ka përfituar gjykim të shkurtuar, duke iu ulur dënimi në 8 vite.

Saimir Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit