Turqi, ish-gjykatësi i Supremes dënohet për anëtarësim në FETO

Mos i humb

Ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme të Republikës së Turqisë (Yargitay) Ahmet Toker është dënuar me 14 vjet e tre muaj burg për anëtarësim në organizatën terroriste FETO.

Gjykata Supreme e Turqisë ​​sot shqiptoi dënimin kundër Toker, i cili si ish-anëtar i Gjykatës Supreme konfirmoi vendimin e shkallës së parë të proceseve gjyqësore “Balyoz”, “spiunazhi ushtarak” dhe “baza revolucionare” të montuara nga anëtarët e infiltruar të organizatës terroriste FETO me qëllim të komplotimit dhe rrënimit të rendit publik në vend.

Toker ndoqi dënimin nga qelia ndërsa me një video mesazh iu drejtua gjyqtarëve dhe hodhi poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë.

Gjykata e shpalli fajtor Toker-in dhe e dënoi me 14 vjet e tre muaj burg.

Gjykata la mundësinë e ankesës ndërsa i dënuari Toker u urdhërua të qëndrojnë në paraburgim.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grushtit të shtetit të dështuar në Turqi në natën e 15 korrikut 2016.

FETO dhe udhëheqësi i saj me banim në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016, në të cilin 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Turqia akuzon FETO-n se ka qëndruar pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit