
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, tha se Turqia është e vendosur që të garantojë sigurinë e shtetit duke pastruar rajonin nga terroristët.
“Që nga fillimi i krizës në Siri, ne kemi mbështetur integritetin territorial të këtij shteti dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim. Ne jemi të vendosur që të sigurojmë mbijetesën dhe sigurinë e shtetit tonë duke pastruar rajonin nga terroristët”, shkroi Çavusoglu në Twitter.
Ai shtoi se Turqia do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin në Siri.
Që nga viti 2016, operacionet e Turqisë “Dega e Ullirit” dhe “Mburoja e Eufratit” në Sirinë veriperëndimore kanë çliruar rajonin nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it, duke e bërë të mundur kthimin në shtëpi të sirianëve që kishin ikur nga dhuna.
Turqia qëmoti ka denoncuar kërcënimin nga terroristët në lindje të Eufratit në veri të Sirisë, duke u zotuar për veprim ushtarak për të parandaluar formimin e një “korridori terrorist” atje.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega siriane e organizatës terroriste PKK.


