Policia izraelite ka arrestuar guvernatorin e Kudsit, Adnan Ghaith, gjatë ndërhyrjes në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, sipas një OJQ-je palestineze.
“Guvernatori u arrestua gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në lagjen Silvan të Kudsit”, tha në një deklaratë Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.
Forcat izraelite poashtu arrestuan dhe Shadi Mutour, sekretarin e Përgjithshëm të Fatahut në Kuds, në një bastisje tjetër në shtëpinë e tij, thuhet më tej.
Mbetet e paqartë arsyeja e arrestimeve, kurse policia izraelite akoma nuk është prononcuar zyrtarisht rreth rastit.
Kudsi mbetet thelbi i konfliktit disa dekadësh në Lindjen e Mesme, për të cilin palestinezët shpresojnë që një ditë, Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që në vitin 1967, mund të bëhet kryeqytet i shtetit të Palestinës.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, Kudis Lindor dhe Bregu Perëndimor vazhdojnë të konsiderohen si “territore të pushtuara”, si dhe të gjitha ndërtimet e lagjeve të kolonëve i konsideron si të paligjshme.