Pas dështimit me negociatat, shqiptarët rrezikojnë të humbasin edhe lëvizjen pa viza/ Thirrja e fortë e Berishës

Mos i humb

Të shporrim një minutë e më parë monstrën, Rama ik!

Është kjo thirrja e ish-Kryeministrit Sali Berisha drejtuar shqiptarëve, pas dështimit të qeverisë Rama në hapjen e negociatave me BE-në.

Berisha ka paralajmëruar për rrezikun tjetër që i kanoset shqiptarëve pas mosçeljes së negociatave për vendin: atë të pengimit të lëvizjes së lirë të tyre, një arritje e disa viteve me parë.

“Me kriteret dhe standartet e plotësuara, shqiptarët fituan lëvizjen e lirë në Europë si arritjen e jetës së tyre.

Kjo arritje kërcënohet seriozisht çdo ditë e më shumë nga politika e Vaso Çubrilloviçit, e spastrimit etnik të shqiptarëve, që ndjek Zografi Bis; kërcënohet nga eksportet e krimit, drogës, armëve dhe trafiqet e tjera kriminale të narkoshtetit të tij. Të shporrim një minutë e më parë monstrën! Rama ik!”, shkruan Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit