Aksion i policisë/ Sekuestrohen 8 kamiona me lëndë drusore

Mos i humb

Policia e Shkodrës sekuestroi 200 m3 lëndë drusore dhe 8 kamionë që transportonin lëndën drusore. Operacioni i përbashkët mes policisë dhe Inspektoriatit të Mjedisit synon parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Që prej fillimit të muajit shtator po vijon operacioni i përbashkët i koduar “Alpet” mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Territorit (ISHMPUT) Qarku Shkodër.

Si rezultat i operacionit janë identifikuar dhe personat që kryenin prerje të pyjeve dhe transportonin lëndën drusore.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit (ISHMPUT) vazhdon të ushtrojë kontroll përgjatë gjithë territorit të Qarkut Shkoder, me qëllim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Më herët, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, janë sekuestruar dhe 30 m3 lëndë drusore, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë proceduar për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të ISHMPUT-së të Bashkisë Shkodër e Malësisë së Madhe.

Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person, si dhe u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH.

Operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.Video Player00:0000:24

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit