Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka theksuar se tendenca për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, e fut vendin në situata të paparashikueshme.
Shala ka thënë në një konferencë për media, se çështjet me rëndësi jetike për vendin, duhet të trajtohen me maturi.
“Ndërsa, e shohim si jetike ruajtjen e raporteve me vendet dhe shtetet mike. Së bashku do të ecim në rrugën euro-atlantike, duke i ftuar subjektet politike dhe institucionet e vendit, që të reflektojnë për të ardhmen e vendit”, ka shtuar Shala. /Telegrafi/


