
Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Pukë-Qafë Qele, ku një makinë dhe një motorr janë përplasur me njërio-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit, mësohet se janë plagosur burrë e grua, të cilët kanë marrë dëmtime të shumta.
Të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spital, por ende nuk dihet saktësisht gjendje e tyre shëndetësore.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hapur hetmiet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


