
Segmenti rrugor Kashar-Rinas po përballet në dy kilometra e fundit me një trafik të rënduar. Gazetari i “BalkanWeb”, Erjon Skëndaj, thotë se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, situata në këtë aks mbetet problematike për qarkullimin e mjeteve.
“Balkanweb” sjell pamje të trafikut, ku duket qartë radha kilometrike e automjeteve. Reshjet e shiut vijojnë pa pushim prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.


