Mblidhet sërish Komisioni i Reformës Zgjedhore, zbulohen “çështjet e nxehta” që pritet të diskutohen

Mos i humb

Pas pak minutash pritet të mblidhet Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore, ndërsa ndryshe nga radhët e tjera, sot kjo mbledhje do të bëhet me dyer të hapura.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj raportoi se në mbledhje do të marrin pjesë aktorë nga organizata dhe shoqëria civile, të cilët në fokus të punës së përditshme kanë çështjet zgjedhore. Mësohet se pjesë e diskutimeve do jenë finacimet e partive politike gjatë fushatës elektorale, por edhe evitimi i keqpërdorimit të administratës në kohë zgjedhjesh.

“Në orën 13:30 pritet të mblidhet Komisioni për reformën zgjedhore, ndërsa kjo mbledhje do të jetë me dyer të hapura. Në këtë mbledhje do të diskutohet për bllokun e parë të propozimeve. Do të dëgjohen propozimet sa i takon çështjeve të  financimeve të fushatës zgjedhore dhe evitimin e keqpërdorimit të administratës në zgjedhje”-pohoi Gjençaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit