Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në fatkeqësitë e shkaktuar nga stuhia e borës në rajonin e Himalajeve të Kashmirit, njoftuan zyrtarët.
Mediat lokale theksojnë se kanë humbur jetën dhe dy ushtarë që ishin në një automobil i cili ra në humnerë për shkak të rreshjeve të dendura dhe uljes së shikueshmërisë në rajonin Kupvara.
Reshjet e mëdha të borës në këtë rajon kanë bllokuar rrugët dhe ka dëmtuar largpërçuesit, si dhe ka shkaktuar anulimin e 11 fluturimeve për Srinagar dhe Leh.
Një punonjës lokal i kompanisë së energjetike është rrëzuar nga shtylla për furnizim me energji elektrike dhe humbi jetën në Srinagar, kryeqytetin e rajonit.
Sipas paralajmërimeve të meteorologëve, reshje të mëdha të shiut dhe borës do të vazhdojnë deri të premten në mëngjes.