
“Si rezultat i punës së koordinuar të Forcave të Armatosura Turke dhe Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), 8 anëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK, të identifikuar në zonën Metina, në veri të Irakut, u neutralizuan me operacion të mbështetur nga ajri”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
Ministria theksoi gjithashtu se operacionet në këtë zonë vazhdojnë.




