OKB: Të paktën 250 djem të rinj të burgosur në verilindje të Sirisë

Mos i humb

Zëdhënësja e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), Marixie Mercado, ka deklaruar se qindra djem të rinj mbahen në burgje në verilindje të Sirisë, zonë e cila është nën pushtimin e YPG/PKK-së terroriste.

“Të paktën 250 djem të rinj, disa edhe të moshës 9-vjeçare, mbahen në paraburgim, megjithëse numri aktual mund të jetë shumë më i lartë”, tha Mercado në një konferencë për media në Gjenevë, duke njoftuar raportin e fundit mbi situatën e fëmijëve në Siri.

Mercado tha se gati 28 mijë fëmijë “luftëtarë të huaj”, të cilët dyshohet se janë të lidhur me grupe të armatosura, mbeten të bllokuar në verilindje të Sirisë, zonë nën pushtimin e YPG/PKK-së terroriste, kryesisht në kampe të zhvendosjes.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Në konferencën për media i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i UNICEF-it në Siri, Fran Equiza, i cili tha se 5 milionë fëmijë, nga të cilët 2.6 janë të zhvendosur brenda vendit, kanë nevojë për ndihmë humanitare në Siri.

Të paktën 1.106 fëmijë humbën jetën në Siri, tha Equiza, që shënon numrin më të lartë që nga fillimi i luftës civile në vend në vitin 2011.

Ai tha se këtë vit, numri qëndron në 658 fëmijë që humbën jetën deri në fund të shtatorit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit