Policia gjermane kërkon autorin 23 vjet pas vrasjes së të miturës

Mos i humb

Policia në qytetin gjerman Grevenbroich ka kërkuar që rreth 900 meshkuj të paraqiten në polici për shkak të testit të ADN-së me qëllim të zbardhjes së vrasjes makabre të një vajze 11-vjeçare 23 vite më parë.

Vajza Claudia Ruf u rrëmbye, u përdhunua dhe u mbyt në vitin 1996, kurse trupi i saj u gjet në Euskirchen, 70 kilometra në jug të qytetit Grevenbroich.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se rreth 900 meshkuj të moshës midis 14 dhe 70 vjeç në kohën kur u vra Ruf, janë ftuar të bëjnë ekzaminimin e pështymës për të konstatuar ADN-në.

Megjithëse hetuesit në vitin 2010 kryen teste gjenteike tek 350 burra, vrasësi ende nuk është gjetur./AA

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit