
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu pati një takim me ministrin e Shtetit të Japonisë, Taira Masaaki.
Të dy ministrat morën pjesë në “Konferencën Aziatike për Uljen e Fatkeqësive” që organizohet në një hotel në Ankara.
Soylu dhe Masaaki pas konferencës biseduan në lidhje me bashkëpunimin mes Turqisë dhe Japonisë për çështjen e menaxhimit të fatkeqësive.
Pas pozimit para kamerave ministrat kaluan në takim që u mbajt prapa dyerve të mbyllura që zgjati 30 minuta.
Mësohet se gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e menaxhimit të fatkeqësive.


