Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë mbrëmjen e sotme nga rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, i cili u rrëzua pas tërmetit shkatërrues së 26 nëntorit.
Trupi i pajetë i përket një gruaje, ndërkohë nuk dihet nëse është Xhuljeta Gjonaj apo Nafie Rexhepi.
Ishin pikërisht forcat franceze ato që bënë të mundur nxjerrjen e trupit. Dy gratë ishin izoluar në katin e parë të pallatit, i cili ishte zhytur në tokë. Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 45, ndërkohë ka ende persona të zhdukur.