
Vangjush Dako është shfaqur në publik pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor.
Ai është shfaqur në ambientet e palestrës së shkollës “9-vjeçare Marie Kaçulini”, ku është takuar me banorët e prekur nga tërmeti.
“Në ambientet e palestrës së shkollës 9-vjeçare Marie Kaçulini dhe në atë të Mjeshtrisë Sportive “Benardina Qerraxhia”, kushtet paraqiten optimale dhe qytetarët gëzojnë shëndet të mirë! Kurajo të gjithëve.”, shprehet ai në Facebook.



