
Tërmeti i datës 26 nëntor ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë shtëpi në Durrës. Një vilë 3-katëshe në fshatin Shkafanë të Durrësit ka pësuar shumë dëmtime.
I zoti i shtëpisë Ramiz Gjeta shprehet se shtëpia i është shkatërruar thuajse totalisht. Gjeta thotë se kërkon që shteti të bëjë më shumë për familjen e tij.
“Një çadër na kanë sjellë. Kërkoj ndihmë nga shteti. Është shkatërruar totalisht. Kati ka falimentuar. Shtëpia ka 15-16 vjet që është ndërtuar. Gruan e kam pasur në operim me veshka, ka thyer edhe dorën, e kam në allçi. Kërkojmë ndihmë”, tha Gjeta.
Ndërsa e zonja e shtëpisë shprehet se ka dëmtuar dorën në kohën që ka dalë nga banesa e prandaj e ka vendosur atë në allçi.
“Në tentativë për të dalë më është thyer dora. Jemi 6 anëtarë në këtë shtëpi, jetojmë të gjithë bashkë, nuk i kam ndarë fëmijët”, tha banorja./BW


