
Pas Durrësit, Tiranës, Laçit, sot kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore edhe në qarkun e Lezhës. Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka, ka ndjekur nga afër situatën në një prej pallateve në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, ku bashkia ka vendosur shiritin duke e shpallur atë si të pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ai thekson se ka shumë prej banorëve, të cilët nuk pranojnë të largohen nga pallatet edhe pse tashmë ato janë vendosur në zonën, që është klasifikuar si e rrezikshme për jetën e tyre.
“Banorët nuk pranojnë që të shpërngulen nga banesat. Ka prej tyre që nuk largohen, sepse kanë bagëtitë dhe thonë se nuk mund t’i lënë vetëm. Shumë banorë kanë frikë nga vjedhjet dhe nuk pranojnë që të largohen”- raporton gazetari.


