
Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar sot drejt fshatit Bubq, të Fushë-Krujës, ku pati dëme të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta thekson rëndësinë që tashmë është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në kthim në normalitet.
Nga termeti i 26 nentorit humben jeten 51 persona si dhe u plagosen mbi 700 te tjere, nderkohe shume banesa u kthyen ne germadha.







