
Ka hyrë në fuqi “memorandumi i mirëkuptimit për kufizimin e juridiksionit detar” të nënshkruar mes Turqisë dhe Libisë.
Është miratuar dhe është shpallur në Gazetën Zyrtare “Memorandumi i mirëkuptimit për kufizimin e juridiksionit detar në Detin Mesdhe” që ishte nënshkruar më 27 nëntor në Stamboll mes Turqisë dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë.
Sipas kësaj, Turqia dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë, duke patur parasysh të gjithë faktorët, kanë vendosur kryerjen e kufizimeve të drejta dhe përkatëse në territoret detare në Detin Mesdhe ku të gjitha të drejtat sovrane ose kompetencat ushtrohen duke u bazuar në rregullat e ligjit ndërkombëtar.


