
2 terroristët e arratisur nga organizata separatiste terroriste PKK/YPG në veri të Sirisë u dorëzuan në postin kufitar në Suruç të Turqisë së bashku me armët, municionet dhe pajisjet e tyre.
Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë thuhet se vazhdojnë arratisjet nga radhët e organizatës separatiste terroriste PKK.
Në mes tjerash në komunikatë u tha se “2 terroristët e arratisur nga organizata separatiste terroriste PKK/YPG në veri të Sirisë u vetëdorëzuan në postin kufitar në Suruç të Sanliurfas së bashku me armët, municionet dhe pajisjet e tyre”.
Forcat turke të sigurisë po vazhdojnë me punimet për bindjen e terroristëve për t’u dorëzuar.


