DOKUMENTI/ Presidenti Meta vendos firmën në dekret, Arben Ahmetaj zyrtarisht ministër

Mos i humb

Kreu i shtetit, Ilir Meta nuk ka humbur kohë, por ka dekretuar po sot emërimin e Arben Ahmetajt si ministër i ri i Rindërtimit.

Meta ka firmosur propozimin e kryeministrit Rama, i cili vendosi ditën e sotme të rikthejë në kabinetin qeveritar ish-kreun e financave shqiptare, aktualisht kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Më herët kryeministri Rama ka publikuar vendimin e tij për Arben Ahmetajn, duke thënë se: “Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”.

Edi Rama

@ediramaal

Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit?

View image on Twitter
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit