Zv. Sekretari i PPE: Krimi i organizuar në Shqipëri ushqehet nga politika, BE të ushtrojë presion

Mos i humb

I ftuar për të dytin vit radhazi në Akademinë Politike të FRPD-së, Christian Kremer, zv Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Partive Popullore Europiane ka vënë gishtin mbi plagën e krizës politike në Shqipëri që sipas tij është lidhja e krimi të organizuar me politikën.

Gjatë fjalës së tij në Tiranë, Kremer tha se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika.

“Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjta, sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politika, largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike. Megjithëse këto kanë qenë probleme madhore, kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani.

Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartë, BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median”- deklaroi ai duke apeluar BE-në të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit