Dhjetëra të plagosur në përleshjet gjatë protestave në Liban

Mos i humb

Dhjetëra persona janë plagosur gjatë përleshjes katër orëshe mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në kryeqytetin libanez, Bejrut.

Mijëra demonstrues të dielën vonë u mblodhën në Sheshin e Dëshmorëve për të protestuar ndaj konsultimeve që pritet të zhvillohen në parlament të hënën për emërimin e kryeministrit të ri.

Tensionet u rritën pasi protestuesit u përpoqën të marshojnë drejt parlamentit, por forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të bllokuar demonstruesit duke u përpjekur të kalonin barrierat në Sheshin e Dëshmorëve.

Protestuesit sulmuan policinë me gurë, ndërsa përleshjet vazhduan deri vonë ku dhjetëra persona u plagosën nga të dy palët.

Njësitë e Mbrojtjes Civile në Liban theksuan se mbi 72 protestues u trajtuan dhe 20 të tjerë u dërguan në spitale.

Forcat e sigurisë kanë marrë masa që prej fillimit të protestave antiqeveritare më 17 tetor.

Libani muajve të fundit është përfshirë nga protestat për shkak të planeve për ngritjen e taksave, të cilat shpejt u shndërruan në ankesa më të gjera.

Trazirat detyruan kryeministrin Saad Hariri më 29 tetor të jepte dorëheqje, pa përparuar në arritjen e marrëveshjes për një qeveri të re.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit