
Kreu i Gjuykatës së Vlorës, Skënder Haluci, ka reaguar pas atentatit që iu bë prokuorit të Vlorës, Albert Kulici. Në një reagi mpër mediat Haluci tha se sulmi ndaj tij ka lidhje me profesionin që ai ushtronte.
Më tej ai foli ashpër dhe kundër kriminelëve në Vlorë dhe tha se të gjitha pasuritë nuk do i gëzojnë. “Kanë lidhje konkrete dhe jo konkrete me ngjarjet që ndodhin në Vlorë, pasi çështja e pronave është më e nxehta që qarkun tonë”, u shpreh Haluci.
INTERVISTA
Të gjithë prokurorët do punojnë deri në fund. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se të gjithë prokurorët punojnë natë e ditë dhe nuk do ndalen pasi zbatojnë vetëm ligjin.
Janë disa raste kur godiitet gjyqësori…
Janë disa raste që godiet gjyësori, jo vetëm me tritol por dhe më baltë nga të gjitha anët. Por dua të siguroj se gjyqësori prap do vijojë dhe sistemi do ringrihet. Dua të siguroj dhe qytetarët se të gjithë ata që kanë vjedhur në mënyrë barbare pronat e qytetarëve nuk do i gëzojnë pronat e tyre.
A kanë lidhje me ngjajre konkrete?
Kanë lidhje konkrete dhe jo konkrete me ngjarjet që ndodhin në Vlorë, pasi çështja e pronave është më e nxehta që qarkun tonë.
Kryesonte dhe task-forcën kundër krimit ekonomik?
Kuliçi është një nga prokurorër më të mirë në Shqipëri dhe punopnte me pasion.
Janë sekuestruar 4 milionë euro? Ka lidhje?
Janë më shumë se 4 milionë e sekuestruar me masa provizore. Është e vetmja pistë, pasi sulmi është për shkak të profesionit të tij. Kam besim tek Policia dhe Prokuroria se kjo ngjarje do të zbardhet.


