
Presidenti i Qeverisë së Përkohshme Siriane Abdurrahman Mustafa deklaroi se në Idlib u krye një masakër e madhe dhe se regjimi i Esadit dhe aleatët e tij në objektiv morën civilët.
Në një prononcim të bërë për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) pas takimit me drejtuesit e opinionit sirian të zhvilluar në një sallë në Hatay Mustafa tha se një nga objektivat kryesore të Qeverisë së Përkohshme Siriane është për t’u bashkuar me popullin sirian.
Në përputhje me këtë parim, Mustafa u takua me drejtuesit e opinioneve në Antakya me të cilët shkëmbeu mendimet, ndërsa shtoi se: “Në Idlib po kryhet një masakër e madhe. Regjimi i Esadit së bashku me aleatët e tij në objektiv marrin popullin civilë. Kemi të bëjmë me një problem të madh të migrimit. Ne këtë u përcjellim vazhdimisht vendeve me të cilët takohemi. Ky problem i migrimit nuk do të kufizohet vetëm me Sirinë dhe Turqinë. Në zonat e operacioneve ‘Mburoja e Eufratit’ dhe ‘Dega e Ullirit’ dendësia e popullsisë është e madhe”.
Mustafa theksoi se 4 milion njerëz janë nën kërcënim dhe ekziston një dramë e madhe humanitare në rajon.
Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare duhet ta marrë këtë dramë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ata që sot dëbohen nga Idlibi atje kanë shkuar nga vendet tjera. Kjo duhet të adresohet nga bashkësia ndërkombëtare. Gjatë sulmeve në objektiv merren grat e fëmijët. Gjithashtu bombardohen edhe rrugët kryesore nëpër të cilat njerëzit largohen. Ata që e lënë këtë regjim në Damask nga aspekti ushtarak për 9 vjet duhet të jenë të paktën pak më të ndjeshëm në aspektin njerëzor. Këto vende të ashtuquajtura të civilizuara, flasin për të drejtat e njeriut. Ne presim që Kombet e Bashkuara (OKB) dhe bashkësia ndërkombëtare të shikojnë në dramën siriane në një mënyrë realiste. Populli sirian duhet të bashkohet dhe të qëndrojë prapa grupeve të tyre, dhe ne kemi nevojë t’i besojmë vetvetes. Ne duhet t’i besojmë aleatëve tanë të vërtetë”.


