
Pritet që Erdoan të takohet me homologun e tij tunizian, Kays Said, i cili e mori detyrën në tetor.
Në këtë vizitë Erdoanin e shoqërojnë ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.
Në 27 nëntor Presidenti Erdoan dhe Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj ishin takuar në pallatin Dolmbahçe të Stambollit dhe mes dy vendeve ishin firmosur Memorandumi i Mirëkuptimit për Përshenjimin e Kufijve të Juridiksionit Detar dhe Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunim në Fushat e Sigurisë dhe Ushtrisë.
Këta hapa që po ndërmarrin Turqia me Tunizinë komentohen si lëvizje që do të ndryshojnë ekuilibrat në Mesdhe.


