Hamas: Zgjedhjet në Kuds të mbahen pa miratimin e Izraelit

Mos i humb

Grupi palestinez Hamas i ka bërë thirrje Autoritetit Palestinez dhe lëvizjes rivale Fatah të “imponojnë” zgjedhjet në qytetin e okupuar të Kudsit pa miratimin e Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk pranojmë të marrim leje nga okupimi izraelit për të mbajtur zgjedhjet”, tha sot udhëheqësi i Hamasit, Salah al-Bardawil në një konferencë për media në qytetin e Gazës.

“Ne duhet të imponojmë zgjedhjet dhe ta shndërrojmë Kudsin në një vend të angazhimit politik dhe popullor”, tha ai.

Kreu i Hamasit përsëriti refuzimin e grupit të tij për të mbajtur zgjedhjet palestineze pa Kudsin.

“Ne duhet të biem dakord për një plan kombëtar veprimi me qëllimin e mbajtjes së zgjedhjeve në Kuds”, tha ai.

Hamas dhe Fatah kanë mbetur në mosmarrëveshje pasi që e para mori Rripin e Gazës nga kjo e fundit në mes të vitit 2007 pas disa ditësh luftimesh në rrugë.

Në vitin 2017, të dyja fraksionet nënshkruan marrëveshje pajtimi në Kajro me shpresën për t’i dhënë fund viteve të armiqësisë dhe ndarjes. Kushtet e marrëveshjes, megjithatë, nuk janë zbatuar kurrë mes dallimeve të thella midis dy lëvizjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit