
Dy vëllezër binjakë janë gjetur të vdekur në një zonë të izoluar larg fermës së tyre. Ata dyshohet të kenë kryer vetëvrasje të përbashkët.
Burrat 32-vjeçarë – të quajtur si Billy dhe Joe Smith – u zbuluan në një pemë në pyll, pak para mesnatës në zonën rurale të Kentit në Britani të Madhe.
Dikush shkroi në rrjetet sociale: “Ata të dy u vetëvranë. Depresioni është i përhapur në popullin tonë”.
Një i treti shtoi: “Lindën së bashku dhe e lanë tokën së bashku”.
Familja e tyre kishte shprehur më parë shqetësimin për këtë çift – të cilët u paraqitën në një serial dasmash në vitin 2013.
Episodi shfaqi pamje të jetës së tyre në Kent duke treguar stilin e jetës para se të martoheshin.
Në një dasmë dy javë më parë, vëllezërit regjistruan një video teksa kënduan dhe vallëzuan.
Një përdorues në Facebook shkruan: “Askush nuk e beson dot. Para dy javësh, ata shfaqen plot jetë deh tani kanë ikur”.
Policia mbylli korsinë në një zonë të izoluar të Sevenoaks, Kent, pas ngjarjes – për të cilën burimet thanë se ishte një vetëvrasje e përbashkët.



