
Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet pranë fshatit Zejmen në Lezhë.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por terreni i thyer e vështirëson ndërhyrjen.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, nga zjarri deri tani nuk rrezikohet asnjë banesë.
Ende nuk ka asnjë të dhënë mbi shkaqet e rënies së zjarrit.


