Shqipëri, vazhdon shpërndarja e ndihmave të mbledhura nga FRI në Zvicër, Lecaj: Jemi pranë jush

Mos i humb

Fondacioni “Mirësia” në bashkëpunim me Fondacionin e Rinisë Islame me Qendër në Zvicër vazhdojnë shpërndarjen e ndihmave për të lënduarit e termetit të 26 nëntorit në fshatrat e Tiranës.

Pas eksperiencave të suksesshme në të kaluarën FRI koordinoi punën më Fondacionin “Mirësia” për shpërndarjen e tyre aty ku nevojat ishin më të mëdha.

Tre kamionë me ndihma të mbledhura nga bashkëatdhetarët në zvicër dhe diasporë u paketuan sërisht pranë Fondacionit Mirësia për t’i dërguar më pas tek familjet e prekura nga tërmeti.

Për të parë nga afër shpërndarjen e këtyre ndihmave ishin prezent Kryetari i Fondacionit të Rinisë Islame me Qendër në Zvicër z. Lulzim Lecaj dhe Drejtori i Departamentit të Medias pranë FRI- së z.Selami Hyseni.

Gjatë shpërndarjes së tyre Kreu i FRI- së z.Lulzim Lecaj u shpreh se nëpërmjet projekteve bamirëse shqiptarët e zvicrës do të vazhdojnë t’u gjenden pranë vellezërve të tyre në vështirësi.

“Kjo që ndodhi ishte e tmerrshme. Sapo mësuam lajmin e kobshëm ne u ngritëm në këmbë dhe u lutëm për vëllezërit tanë në shqipëri. Po atë ditë ne nisëm mbledhjen e ndihmave në rrethin tonë të anëtarësisë si FRI dhe menjëherë drejtuam një apel për ndrihmë të gjithë shqiptave atje dhe kudo në botë. Aksioni u mbështet dhe ne jemi sot këtu për t’ju ndihuar sadopak në lehtësimin e gjendjes dhe dhimbjes tuaj, tone të përbashkët. Ne jemi me ju, jemi bashkë në ditë të mira dhe këqija”, u shpreh z.Lecaj.

Një familje 12 anëtarëshe e dëmtuar rëndë nga tërmeti është vetëm një nga dhjetra familjet që përfituan nga ndihmat e mbledhura nga vëllezërit shqëptarë të zvicrës nën kujdesin e FRI. Fondacioni i Rinisë Islame me Qendër në Zvicër menjëherë u angazhua menjëherë për mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura nga ky tërmet.

Bashkëatdhetarët e zvicrës dhe e gjithë diaspora u solidarizuan duke mbledhur dhe sjellë në Shqipëri plot tre kamionë me ndihma. Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi pasoja të rënda për shqiptarët. 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjetërë kanë mbetur pa banesa. /Rtv Islam

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit