Afganistan, 20 të vdekur nga një sulm i talebanëve

Mos i humb

Të paktën 20 pjesëtarë të sigurisë afgane kanë humbur jetën si pasojë e dy sulmeve paralele të militantëve talebanë ndaj dy postave policore në qytetet Balkh dhe Kunduz.

Axhmal Faiz, drejtor i plocisë në Balkh, tha në një deklaratë për gazetarët se gjashtë ushtarë dhe dy policë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit në rajonin Alem Hil në Balkh.

Nga ana tjetër, zyrtarët policorë në Kunduz thanë se militantët kanë sulmuar postën policore në rrethin Dasht-e Archi, duke lënë të vdekur 12 pjesëtarë të sigurisë dhe duke plagosur dy të tjerë.

Nga ana tjetër, talebanët pohuan se në dy sulmet janë vrarë gjithsej 30 policë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit