![]()
Avionët luftarakë të Izraelit kryen sulme ajrore ndaj një pike ushtarake të Brigadës Ezzedine al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit, si dhe ndaj një toke bujqësore në Gaza.
Mësohet se avionët luftarakë izraelitë kanë vendosur nën shënjestër një pikë ushtarake e Brigadës Ezzedine al-Qassam në qytetin Khan Yunis në jug të vendit si dhe një toke bujqësore në Deir al-Balah në pjesën qendrore të Gazës.
Në sulmin e ndërmarrë në Khan Yunis janë shkaktuar dëme materiale në kompleks, ndërkohë që nga Ministria palestineze e Shëndetësisë ende nuk është bërë ndonjë deklaratë nëse ka apo jo humbje të jetëve nga sulmi.
Sulmi në fjalë theksohet se është kryer pak kohë pas deklaratës së bërë nga ushtria izraelite se mbrëmë nga Gaza drejt Izraelit janë lëshuar raketa.


