Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) ka refuzuar plotësisht të ashtuquajturin plan të paqes të presidentit amerikan Donald Trump.
“OBI plotësisht refuzon të ashtuquajturin plan të paqes të Trump-it”, ka thënë ministri i Jashtëm i palestinez, Riyad al-Maliki, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Palestinës.
OBI po zhvillon takim të jashtëzakonshëm në Xhide të Arabisë Saudite, ku po diskutohet plani kontrovers i SHBA-së në lidhje me Palestinën.
Më 28 janar në Washington, pa përfaqësim të autoriteteve palestineze, presidenti amerikan Donald Trump shpalosi planin prej 80 faqesh së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, ndër të tjera, parasheh që Kudsi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit.
Sipas planit, i quajtur nga Trump si “Marrëveshja e Shekullit”, SHBA-ja po ashtu njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre.
Gjatë shpalosjes së planit, Trump pohoi se ky është “shansi i fundit” për palestinezët për të pasur një shtet të pavarur.


