Kuvajt, rritet në 45 numri i rasteve të koronavirusit

Mos i humb

Kuvajti sot ka konfirmuar edhe dy raste të koronavirusit të ri (Covid-19), me ç’ka numri arriti në 45, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi (AA).

“Të dy rastet kanë qenë në kontakt me personat e infektuar që vinin nga Irani para se të shpalosej shpërthimi”, tha Ministria.

Ministria pohoi kushte të qëndrueshme shëndetësore të të gjitha rasteve dhe “efikasitetin e personelit mjekësor që merret me to në tre qendra mjekësore karantine”.

Kuvajti pushoi të hënën festimet e ditës kombëtare, si pjesë e luftës së saj kundër shpërthimit të koronavirusit.

Deri më tani, Kuvajti ka evakuuar rreth 800 qytetarë nga Irani, i cili është goditur rëndë nga virusi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit