Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se janë neutralizuar 32 terroristë të PKK/YPG-së në përpjekje për të infiltruar në jug të rajonit të çliruar me operacionin “Burimi i Paqes”.
Në njoftimin e bërë nga ministria në Twitter, thuhet se komandot me sukses kanë intervenuar ndaj grupit terrorist që ishin në përpjekje për t’u infiltruar në pjesën jugore të rajonit të çliruar me operacionin “Burimi i Paqes”.
Si rezultat i operacionit janë neutralizuar 32 pjesëtarë të PKK/YPG-së.


