Nga zonja Katerina
Përbërësit
500 gr miell ermik, 1 filxhan sheqer, 1 filxhan ujë, 600 gr kos, 2 bustina vanilje, 1 lgj gjalpë, 2 lç pluhur pjekës, Cipë limoni
Sherbeti:
4 filxhanë sheqer
3 filxhanë ujë
1 lgj lëng limoni
1 shkop kanelle
Cipë limoni
Përgatitja
Përziejmë në një tas të gjithë përbërësit e revanisë: sheqer, gjalpë, kos, ujë, miell, vanilje, pluhur pjekës dhe cipë limoni. E trazojmë mirë brumin dhe më pas e lemë të rrisë vëllimin për 30 minuta. Pas këtij minutazhi masën e përgatitur të brumit e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. E vendosim revaninë të piqet në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 45 minuta.
Ndërkohë që revania piqet përgatisim sherbetin, të cilin më pas e lemë të ftohet.
Pasi revania të jetë pjekur e nxjerrim nga furra, e presim në forma, presim pak sa të ulet temperatura dhe më pas e sherbetosim.