Prokuroria e Posaçme i komunikon akuzën, Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur

Mos i humb

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Llalla akuzohet për mosdeklarim pasurie.

Për ish-prokurorin e përgjithshëm hetimet nisën dy vite më parë në Durrës për 4 akuza: mosdeklarim të hollash, mosdeklarim pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Çështja kaloi më pas tek Krimet e Rënda që tashmë janë shndërruar në SPAK. Nga këto 4 akuza vetëm njëra ka ndenjur, ajo e mosdeklarimit të pasurisë.

Për çështjen “Llalla” ka kthyer përgjigje edhe DASH që e shpalli non grata duke i ndaluar hyrjen në SHBA.  Por të dhënat e ardhura nga USA nuk bëhen të ditura.
Adriatik Llalla po hetohet nga SPAK për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit