Kinë, numri i vdekjeve nga koronavirusi arrin në 3,122

Mos i humb

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë sot është rritur në 3,122, bëri të ditur Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së këtij vendi.

Autoritetet theksuan se 22 persona vdiqën brenda 24 orëve të fundit teksa janë zbuluar 40 raste të reja, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 80,735.

Së paku 20.146 persona janë aktualisht nën kujdesin mjekësor, dhe numri i pacientëve të liruar është 58.600.

Më herët u njoftua se 16 spitale të improvizuara të krijuara në provincën Hubei, vatra e shpërthimit, do të mbyllen gradualisht për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm.

Jashtë territorit të Kinës, numri i rasteve është rritur në 114 në Hong Kong, ndërsa u raportua për 10 në Makau.

I zbuluar për herë të parë në qytetin Wuhan në Hubei në dhjetor, virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 80 vende të tjera.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), numri i përgjithshëm i vdekjeve është rreth 3.800 me më shumë se 110,000 raste të konfirmuara. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit