Refugjatët në Edirne të Turqisë që kërkojnë të shkojnë Evropë po i nënshtrohen kontrollit shëndetësor në kuadrin e masave kundër koronavirusit të ri (Covid-19), i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap me shpejtësi në shumë vende të botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë (UMKE) nëpërmjet pajisjeve elektronike dhe termale po kryejnë matjen e temperaturës së trupave të refugjatëve të cilët vazhdojnë pritjen e tyre në ditën e 14-të në zonën e ndërmjetme mes pikave kufitare Pazarkule-Kastanies dhe në zonën me pemë në afërsi të saj.
Drejtori i shëndetësisë në Edirne, Ali Cengiz Kalkan, në një deklaratë për AA tha se kanë kryer punime në terren që nga dita e parë duke treguar një kujdes të madh nga pikëpamja shëndetësore edhe për popullatën edhe për mjedisin.
“Ekipet tona çdo ditë kryejnë rregullisht dezinfektimet. Krahas kësaj ekipet e UMKE kryejnë edhe kontrollin nëse ka apo jo të sëmurë me temperaturë të lartë në mesin e refugjatëve që qëndrojnë nëpër çadra. Gjithashtu në terrenin ku refugjatët janë në pritje ne kryejmë edhe vaksinimet dhe shërbimet poliklinike”, tha Kalkan.


