Turqia neutralizon 8 terroristë të YPG/PKK në veri të Sirisë

Mos i humb

Ushtria turke “neutralizoi” 8 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, (AA).

“Komandot tona heroike neutralizuan 8 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët u zbuluan duke planifikuar sulme mbi trupat tanë në zonën e operacionit ‘Burimi i Paqes'”, tha ministria në Twitter.

Autoritetet turke në përgjithësi përdorin fjalën “të neutralizuar”me çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose janë kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ka filluar tre operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe të mundësojë kthimin e qetë të banorëve lokalë: “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit