SHBA godet depot e armëve të Kata’ib Hezbollahut në Irak

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndërmorën sulme kundër strukturave pro-iraniane Kata’ib Hezbollah në Irak, njoftoi të enjten Pentagoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Këto sulme shënjestruan 5 objekte të depove të armëve duke ulur në mënyrë të konsiderueshme aftësinë e tyre për të kryer sulme të tjera kundër operacionit “Zgjidhja e Natyrshme” e forcave të koalicionit (OIR)”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Mbrojtjes.

Më tej thuhet se objektivat përfshinin objektet e depove të armëve që u përdorën kundër SHBA-ve dhe trupave të koalicionit të mërkurën, të cilat lanë të vdekur 2 ushtarë amerikanë dhe 1 ushtarak britanik.

Të paktën 14 të tjerë u plagosën kur rreth 30 raketa u shkrepën në Kampin Taji, një bazë irakiane në veri të Bagdadit.

“SHBA-të nuk do të tolerojnë sulme kundër popullit tonë, interesave tona ose aleatëve tanë. Siç kemi demonstruar në muajt e fundit, ne do të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur forcat tona në Irak dhe rajon”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper.

Disa media lokale të Irakut raportuan se SHBA-të shënjestruan forcat e Irakut, Hashd al-Shaabi (Mobilizimi Popullor) dhe grupin Hezbollah në Babil, Qerbela, Saladin, Anbar dhe provinca të tjera.

Autoritetet irakiane ende nuk janë prononcuar lidhur me sulmet.

Hashd al-Shaabi është një grup ombrellë i fraksioneve të armatosura shiite. Drejtuesit e disa prej këtyre grupeve janë të lidhur ngushtë me Iranin. Grupi zyrtarisht ka qenë i varur nga ushtria irakiane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit