Izrael, numri i rasteve të koronavirusit rritet në 529

Mos i humb

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Izrael është rritur në 529, me 96 raste të reja të raportuara vetëm në 24 orët e fundit,(AA).

Ministria e Shëndetësisë e vendit tha se gjashtë prej rasteve, të cilët aktualisht janë duke marrë trajtim, janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, gazeta izraelite Maariv raportoi se gjithsej 5.639 ushtarë izraelitë janë në karantinë.

Gazeta tha se dhjetë ushtarë janë infektuar nga koronavirusi dhe po mjekohen.

Koronavirusi i njohur zyrtarisht si COVID-19, për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 166 vende dhe territore.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA, nga mbi 218 mijë raste të konfirmuara, numri i vdekjeve aktualisht tejkalon shifrën 8.800, ndërsa mbi 84 mijë janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit