Numri i personave të infektuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë, përfshirë edhe numri i vdekjeve, ka vazhduar të rritet. Pandemia është duke e mbajtur Evropën në pëllëmbë të dorës, (AA).
Ministria franceze e Shëndetësisë njoftoi se me 112 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga ky virus në Francë është rritur në 562.
Ministria po ashtu njoftoi se numri i rasteve të infektuara po ashtu u rrit në 14.459, me 6.172 në spitale dhe 1.525 në kujdes intensiv.
Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, po bën përpjekje për të siguruar furnizimet e nevojshme për të luftuar virusin, me maska kirurgjikale që janë përparësia kryesore.
“Franca ka nënshkruar urdhra për 250 milionë maska”, tha Veran në një konferencë për media sot pasdite.
Qeveria po ashtu njoftoi se 40 lloje të reja të maskave aktualisht janë duke u testuar me shpresën se furnizimet mund të rriten dhe masa të ndryshme të prodhimit mund të ekzekutohen.
Veran po ashtu tha se të hënën deri në fund të ditës do të njoftohet periudha e mbylljes, me qëllim për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri.
Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë botën, ndërsa raportet e rasteve të konfirmuara, bazuar në të gjithat nga Universiteti John Hopkins në Maryland, kanë arritur në 275 mijë.
Me mbi 297 mijë raste të konfirmuara në mbarë globin, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 12.800, ndërkohë mbi 91.500 të prekur nga ky virus janë shëruar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila etiketoi shpërthimin një pandemi, fillimisht epiqendër e shpalli Kinën, por aktualisht epiqendër e koronavirusit është shpallur Evropa.


