Në 24 orët e Fundit në Francë janë konfirmuar 4.861 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 56.989, tha ministri i Shëndetësisë, Jarome Salomon
Bilanci i të vdekurve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 4.032, pasi 509 persona kanë humbur jetën në orët e fundit, njoftoi ministri francez i Shëndetësisë, Jerome Salomon.
Në 24 orët e Fundit në Francë janë konfirmuar 4.861 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 56.989, tha Salomon në një konferencë për media.
Sipas tij, numri i pacientëve nën kujdes intensiv është rritur në 6.017, kurse i pacientëve të shëruarve pas trajtimit në 10.935.
Shifrat e 24 orëve të fundit paraqesin bilancin më të lartë të viktimave brenda një dite.