Rusia sot raportoi 601 raste të reja të koronavirusit të ri(COVID-19) dhe katër vdekje.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 arriti në 4,149, ndërsa numri i të vdekurve qëndron në 34, sipas task forcës për koronavirusin në Rusi.
Moska mbetet zona më e prekur pasi 448 nga rastet e reja u raportuan në kryeqytet, tha ekipi në një deklaratë.
Numri i përgjithshëm i rikuperimeve është deri në 281 pasi 46 persona tjerë u liruan nga spitalet gjatë 24 orëve të fundit.
Të enjten, presidenti Vladimir Putin zgjati “periudhën jo punë” deri më 30 prill për të frenuar përhapjen e virusit.
Në një adresim televiziv, ai tha se “kulmi i pandemisë nuk ka kaluar ende” dhe se ashpërsia e masave të izolimit do të ndryshojë në varësi të situatës së secilit rajon.
Rusia ka ndërmarrë disa masa për të ndaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë izolimin në Moskë, Shën Petersburg dhe disa rajone të tjera.
Hyrja e shtetasve të huaj është e ndaluar në vend, dhe trafiku ajror ndërkombëtar mbetet i pezulluar.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin.
Të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” me bazë në SHBA tregojnë se infektimet nga ky virus në të gjithë botën tejkaluan shifrën 1 milion, me mbi 53 mijë vdekje dhe mbi 211 mijë të shëruar.