Libi, forcat e GNA marrin nga Haftari kontrollin e qendrës së qytetit Sorman

Mos i humb

Forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë e cila njihet nga OKB-ja kanë marrë nën kontroll qendrën e qytetit Sorman i cili ndodhej nën pushtimin e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit.

Zëdhënësi për media i operacionit “Burkan Al-Ghadab” të GNA-së, Mustafa al-Mujie për AA tha se kanë siguruar kontrollin në qendrën e qytetit Sorman dhe se janë duke përparuar në zonat përreth tij.

Al-Mujie shtoi më tej duke bërë të ditur se kanë konfiskuar armët, municionet dhe mjetet e blinduara të mbetura nga milicët e Haftarit dhe se kanë marrë nën kontroll Drejtorinë e policisë së qytetit dhe shërbimin e hetimit penal të Departamentit të inteligjencës.

Njësitë ushtarake të GNA-së dje në afërsi të qytetit Mistrata rrëzuan një helikopter ushtarak dhe 2 dronë të Haftarit ndërsa sot në mëngjes filluan një operacion për të marrë kontrollin e qyteteve Sorman dhe Sabrata.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit