Dronët e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) që luftojnë në anën e milicive të Khalifa Haftarit në Libi, kanë bombarduar sot kryeqytetin Tripoli, duke shkaktuar vdekjen e 8 personave.
Një zyrtar i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) për AA tha se sulmet me bomba targetuan pozitat e sigurisë në Tripoli, pa mos dhënë më shumë detaje.
Përshkallëzimi erdhi një ditë pasi GNA, qeveria e njohur ndërkombëtarisht, rimori kontrollin e rreth 2.000 milje katrorë territor në perëndim të Tripolit nga militantët besnikë të komandantit Haftar.
GNA është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, duke shkaktuar vdekjen e shumë se 1.000 personave. Më pas ajo më 26 mars filloi operacionin “Stuhia e Paqes” për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit.


