Forcat qeveritare bombardojnë në perëndim të Tripolit

Mos i humb

Forcat qeveritare në Libi kanë vendosur në objektiv pozicionet e milicëve të puçistit ushtarak Khalifa Haftar të cilët janë të pozicionur në perëndim të kryeqytetit Tripoli.

Zëdhënësi i Qeverisë së Libisë, Muhammed Kununu, në një deklaratë nga qendra e operacionit “Burkan Al-Ghadab” tha se është kryer një sulm ajror në bazën ajrore al-Witia e cila kontrollohet nga milicët e Haftarit.

Theksohet se sulmet në fjalë ndaj pozicioneve të milicëve puçistë në perëndim të qytetit u kryen pasi milicët e Haftarit kryenin bombardime intensive ndaj vendbanimeve civile në Tripoli.

  • Që nga dita e premte në Tripoli kanë humbur jetën 5 civilë

Në sulmet intensive me raketa që milicët e Haftarit kanë kryer nga dita e premte ndaj vendbanimeve civile në Tripoli, kanë humbur jetën 5 civilë ndërsa 18 të tjerë janë plagosur.

Këshilltari për media i Ministrisë së Shëndetësisë, Amin Al-Hashemi, në një deklaratë për AA-së tha se milicët e Haftarit vendosën në objektiv konvitkin e një universiteti në zonën Al-Ferjan të Tripolit i cili ishte ndarë për akomodimin e personave që kanë migruar nga rajonet e brendshme të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit